Rreth Nesh

Mësoni rreth historisë dhe punës sonë

Fenik Company

Për ne

Të frymëzuar nga cilësia dhe serioziteti zviceran, përvojën e njejtë për prodhimin e niveluesve dhe karrocave për bartje të peshave të rënda, filluam ta zhvillojmë edhe në vendin tonë. Kompaninë tone, Fenik Company, e themeluam në vitin 2008, në f. Pallçisht i Poshtëm, me pronar Femi I., i cili e dha gjithë mundin e tij në krijimin e kësaj kompanie, me shumë përkushtim dhe seriozitet. Fakti që shteti kryesor me të cilin bashkëpunojmë ne është Zvicra dhe se të gjithë klientët tanë janë kompani serioze dhe me kapacitet të madh, tregon se ne ju sjellim cilësi shumë më të lartë se standardi i zakonshëm i vendit tonë. Jemi padyshim kompania e vetme në treg e cila për ju e sjell koleksionin më të mirë të niveluesve dhe karrocave!

Qëllimi i kompanisë

Kompania jonë u themelua për të arritur qëllimet bazë, të cilat janë në favor të klientit. Arritja e precizitetit zviceran, kualiteti maksimal i produkteve dhe sjellja e inovacionit në tregun e vendit tonë, janë pikat në të cilat kompania jonë mbështetet dhe ec përpara për t’i plotësuar si qëllime bazë. Ne ofrojmë punën tonë profesionale, ndërsa ju duhet të zgjidhni kualitetin.